Flash News

KRYESORE

Basha komenton protestën: PD mbështet moralisht studentët, pa përfitime politike

Basha komenton protestën: PD mbështet moralisht studentët, pa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar protestën e studentëve, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit prej katër ditësh.

Megjithatë, ai hodhi poshtë aludimet se pas tyre qëndron Partia Demokratike, duke shtuar se ata nuk duhet të tërhiqen deri në shembjen e sistemit.

“Edi Rama dhe Lindita Nikolla po mundohet t’i përçajnë dhe t’i helmojnë studentët. Projekti për t’i mbajtur studente ne injorance ka dështuar.

Studentet nuk janë thjesht kundër bordeve të universiteteve, por kundër sistemi të kalbur. Paratë qe duhet te shkojnë për arsimin e larte shkojnë për ‘Sheshin Skënderbe’ dhe ‘Unazën e Re’.

Është e qarte që zgjidhja qe kërkohet nuk është zgjidhje e pjesshme, prandaj vazhdon revolta. Është koha të shembet sistemi. Studentët janë mrekullia e dhjetorit.

Edi Rama është në panik. PD e mbështet protestën me shpirt, por nuk kemi nevojë të instrumentalizojmë protestën e studentëve”, përfundoi ai, teksa ishte përkrah banorëve të ‘Unazës së Re’.

Kreu i opozitës, kërkoi njëkohësisht i bëri sërish thirrje prokurorisë të hetoj tenderin e projektit të ‘Unazës së Re’.

Të fundit