Flash News

KRYESORE

Basha krah personaliteteve të CDU/ CSU; ligjërim për integrimin e Shqipërisë në BE

Basha krah personaliteteve të CDU/ CSU; ligjërim për integrimin e

Me ftesë të Fondacionit “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik gjerman, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë në Berlin në takimin me temë: Zgjerimi i BE-së dhe strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën dy-ditore do të jenë të pranishëm personalitete të larta të politikës gjermane si: Presidenti i Bundestagut gjerman, Dr Wolfgang Schäuble, Kryetarja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbaue dhe Manfred Weber, kandidati i Partisë Popullore Evropianë për President të Komisionit Europian.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është një ndër kontribuuesit kryesor në panelin e veçantë për të diskutuar së bashku me anëtarë të grupit parlamentar CDU/CSU sfidat dhe mundësitë lidhur me procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE si interesi më madhor i çdo qytetari shqiptar”, thotë PD në njoftim.

Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane.

Eksponentë të lartë të partive qeverisëse, CDU/CSU, kanë shprehur mbështetjen e tyre për aksionet e opozitës, aq sa Johann David Wadephul zëvendëskryetari i grupit parlamentar, nuk e quan tabu dorëheqjen e Edi Ramës dhe shtyrjen e zgjedhjeve të lokale.

Të fundit