Flash News

KRYESORE

Basha: Krimi ka kapur shtetin, opozita është në krahun e njerëzve

Basha: Krimi ka kapur shtetin, opozita është në krahun e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se politika e tij është krimi dhe droga. Në një postimin në rrjetin social Facebook, Basha thotë se politika e Ramës ka çuar 30 mijë biznese drejtë falimentit, mbylljen e mijëra vendeve të punës si dhe zhytjen e shqiptarëve në varfëri.

Kreu i opozitës thekson se beteja për dekriminalizimin e shtetit, për venien para drejtësise të Sajmir Tahirit si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës është sot beteja më jetike për shqiptarët teksa siguron se opozita është në krahun e njerëzve.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Politika e Edi Rames eshte krimi dhe droga. Eshte politika e tij qe ka cuar 30 mije biznese drejt falimentimit, mbylljes se mijera vendeve te punes, rritjen e cmimeve dhe zhytjen e shqiptareve ne varferi. Politika e Rames beri qe 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojne dot buken e femijeve, 39% e shqiptareve nuk paguajne dot faturen e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojne dot ngrohjen për femijet.

Beteja jone per dekriminalizimin e shtetit, per venien para drejtesise te Sajmir Tahirit si mbeshtetesi dhe perfituesi i trafikut te droges eshte sot beteja me jetike per shqiptaret. Sepse krimi ka kapur shtetin, varferia dhe mjerimi ka pushtuar anembane vendin, papunesia dhe pamundesia po shtyn drejt emigrimit mijera te rinj e intelektuale.

Opozita eshte ne krahun e njerezve. Rama dhe qeveria e tij jane te zhytur ne krim dhe te kapur nga krimi; jane problemi dhe jo zgjidhja.

 

 

 

Të fundit