Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Basha: Kriminelët ortakë të Ramës, fitojnë tenderë dhe emërojnë zyrtarë
Lideri i PD-së, Lulzim Basha shpjegon vendimin e parlamentit të Holandës për të votuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ai tha se me këto vota u hodh poshtë propaganda e Ramës, ndërkohë që asgjë nuk është bërë për të luftuar krimin e organizuar.
“Mbretëria e Holandës me atë vendim, duke hedhur poshtë propagandës së shpërlarë të Edi Ramës, ka sqaruar plotësisht arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Mungesa e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe në SHBA ka një radiografi të plotë se çka ngjarë në periu8dhën 6 vjeçare të qeverisjes së Edi Ramës”- deklaroi ai.
Basha shpjegoi se krimi ka hyrë aq thellë në Shqipëri, sa kriminelët kontrollojnë gjithçka e janë të paprekshëm.
“Letrat e Interpolit zhduken në mënyrë misterioze sepse për Edi Ramën nuk janë kriminelë por ortakët e tij të paligjshëm. Këta njerëz diktuan emërimet në policinë e shtetit, tatime, dogana. Asnjë tender publik, asnjë leje, licencë, nuk jepej pa kaluar në duart e Edi Ramës dhe pa u vulosur më parë nga duart e përgjakura të njerëzve të lidhur me krimin. Kështu u dhanë koncesionet që janë pjesë e mekanizmit që pastron paratë e pista të këtyre kriminelëve, paratë e drogës që janë sot pengesa e vetme për hapjen e negociatave.
Dhjetëra qytetarë shqiptarë u arrestuan dhe dergjën burgjeve për pamundësinë për të paguar faturën elektrike. Shumë prej tyre humbën jetën në kushtet shtazore,ndërkohë që kriminelët bredhin të lirë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' nga restorantet ku paguajnë mijëra euro drejt zyrës së Edi Ramës ", tha Basha në bashkëbisedim me gazetarët.