Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Basha kritika Prokurorisë: Në Shqipëri ka një drejtësi për Ramën dhe një tjetër për popullin
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, pas padisë së depozituar nga PD dhe LSI, lidhur me audio-përgjimin ndaj Agron Xhafajt.
Dy partitë opozitare depozituan organin e akuzës padinë sa i takon deklaratave të bëra nga Rama se e kishte marrë përgjigjen për audio përgjimin e ‘Babales’ dhe se kishte rezultuar se zëri nuk ishte i vëllait të ministrit të Brendshëm.
Basha ka kritikuar vendimin e Prokurorisë dhe thekson se në Shqipëri sot janë vendosur dy drejtësi, një për Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Ai paralajmëron se kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shumë shpejt.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.
Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.
Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!