Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha kthehet në Tiranë me dy garanci madhore nga Europol: Peshq të vegjel dhe të mëdhenj, do ju gjejmë në ishullin më të largët
Kreu i opozitës, Lulzim Basha është rikthyer nga Malta me dy garanci të mëdha që i ka marrë gjatë takimit me shefin e Europol.
Basha ka thënë nga çadra e PD-së përballë Kryeministrisë se qeveria teknike do të arrijë marrëveshje me Europol për identifikimin brenda ditës të gjurmëve të gishtërinjve të deputetëve kriminelë, si dhe do identifikohen të gjitha paratë e fshehura jashtë vendit nga politikanët.
Kreu i PD-së theksoi se opozita nuk do të pranojë një qeveri teknike fasadë, por një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Kjo qeveri e rrëzuar moralisht do të bjerë shumë shpejt edhe juridikisht. Shtrohet pyetja nëse zgjedhjet do të jenë të ndershme me një qeveri teknike por që nuk ka kohën dhe pushtetin për të shkërmoqur krimin. Ka zero shanse që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull, sepse ne këtë betejë nuk jemi për veten tonë, por për fatin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Nuk do të kërkojmë dhe nuk do të pramojmë një qeveri teknike fasadë. Kushti dhe beteja që nuk kthemi pa fitore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zbaimi i ligjit të dekrminalizimit, nxjerrja nga pushtetet e çdo të inkriminuari. Kthehem nga Malta me garancinë e drejtorit të Europol, të cilit i kam kërkuar një protokoll bashkëpunimi që do të verifikojë brenda ditës shenjat e gishtave të kriminelëve politikanë. Kjo është luftë për jeta e vdekje për Shqipërinë europiane dhe demokratike. Çdo kriminel do të largohet nga funksionet publike përpara se të ketë zgjedhje. Me ‘Rrosh’ dhe kuç dhe të gjithë sa jeni ju them se nuk keni parë asgjë akoma.
Çështja e dytë për të cilën kam rënë dakord me kreun e Europol është se ne nuk do të paguajmë kompani private për të gjurmuar ku i keni fshehur paratë sepse në bashkëpunim me Europol do t’i gjejmë deri te ishulli më i largët. Peshq të vegjel dhe peshq të mëdhenj, përgatitutini të dorëzoni paratë që u keni marrë shqiptarëve”, deklaroi ndër të tjera Basha.
Basha kritikoi edhe mediat pro-qeveritare që sipas tij kanë shtrembëruar deklaratat e PEE.