Flash News

KRYESORE

Basha: Kur të rinjtë bëhen bashkë, ata ndryshojnë botën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet i bindur që PD do të jetë gjithmonë përballë përpjekjeve për liri dhe demokraci, ashtu siç lindi 27 vite më parë.

Teksa uron 8 dhjetorin, Basha shprehet se kur të gjithë bëhen bashkë, s’ka regjim që i ndal.

“8 dhjetori 1990 është një ditë e madhe jo vetëm sepse atë ditë u rrëzua diktatura, por edhe sepse ajo tregoi forcën e njerëzve të bashkuar për liri dhe dinjitet njerëzor. Kur të rinjtë bëhen bashkë, ata ndryshojnë botën. Kur ne të gjithë bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për atë forcë, atë idealizëm, atë kurajë kundër të keqes. Partia Demokratike, e cila lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990, do të jetë përherë në ballë të përpjekjeve për liri e demokraci. 

Gëzuar 8 dhjetorin!”, shkruan kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Të fundit