Flash News

KRYESORE

Basha lajmëron deklaratë të rëndësishme në seli, çfarë pritet të njoftojë kreu i PD

Basha lajmëron deklaratë të rëndësishme në seli,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të dalë në orën 11.00 në një deklaratë për mediat.

Zyra e shtypit të PD njofton se Basha pritet të jape një deklaratë të rëndësishme në selinë blu. Nuk dihet se për çfarë do të flasë Basha.

Kjo dalje vjen tre ditë pas refuzimit të Këshillit Evropian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE.

Kujtojmë se PD e konsideron kryeministrin si përgjegjësin kryesor për këtë vendim duke theksuar se ndodhi për shkak të keqqeverisjes, vjedhjes së zgjedhjeve, mosfunksionimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së atyre që kanë vjedhur zgjedhjet.

Për Partinë Demokratike, vendimi për të mos hapur negociatat është dështim personal i Edi Ramës, prandaj Rama duhet të largohet.

Të fundit