Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha: Largimi i Ramës, zgjidhje për të shembur lidhjet e politikës me krimin
Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas përfundimi të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, bëri një pasqyrim të situatës në vend duke theksuar se zgjidhje e vetme është largimi i Edi Ramës në mënyrë që të shemben, sipas Bashës, lidhet e politikës me krimin.
“Zgjidhje është largimi i Ramës, që të shembë lidhjet e politikës më krimin dhe këtë nuk e bënë Rama me planet sekret. Plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret. Rama duhet të jepte dorëheqjen. Do të zgjerojmë koalicionin me cdo faktor politik dhe jo politik”, u shpreh Basha.
I pytur për mandatin e kryeprokurorit, kreu i opozitës, tha se për këtë duhet zbatuar vetëm ligji teksa paralajmëroi se çdo hap i shumicës për të vendosur kthetrat ndaj organit të akuzës do të përballet me opozitën.
“Qëndrimi ynë është respekti i plotë për ligjet e reformës në drejtësi, nuk do të lejojmë kapjen e prokurorisë”, nënvizoi Basha.
Prononcimi i plotë i Lulzim Bashës për mediat
Shteti i rënë, qeveria e rënë de facto, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari, janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare.
Edi Rama është sot një kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, i rënë brenda vendit, i rënë jashtë vendit.
Çdokush e tregon me gisht, si njeriun që ideoi dhe zbatoi projektin e Shqipërisë, hambar droge.
Mjafton të shikoni analizën e Guardia di Finanzës. Në vitin 2013 – 300 parcela droge, në 2014 – 800 parcela droge, në 2015-1400 parcela droge dhe në 2016 – 2086 parcela droge të zbuluara vetëm nga Guardia di Finanza, e cila vrojton jo më shumë se 20% të territorit.
Këtë vit, që kultivimi i drogës nuk është i njëjti si në 2016-ën, Edi Rama bërtet “fitoren”.
Në fakt, nuk është as Edi Rama, as policia e korruptuar e Haki Çakos me shokë, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, siç e di çdo shqiptar dhe fakir fukarenjtë që i ka shtyrë dëshpërimi dhe mjerimi drejt këtij veprimi të paligjshëm, është çmimi.
Shkoni në Tepelenë. Më lirë do të blini kanabisin se sa çajin e malit.
50 deri në 80 Euro kilja e kanabisit. Sepse, mijëra tonelata kanabis të prodhuara kryesisht në vitin 2016, presin të trafikohen drejt Europës.
Trafikohen ditë për ditë, siç kapen ditë për ditë nga autoritetet italiane.
Prandaj, jemi në kushtet e një narko-republike e cila nuk ka më asnjë legjitimitet. Zgjidhja e vetme është largimi një orë e më parë e Edi Ramës, një qeveri anti-mafia, e cila të shkëpusë, të shembë, lidhjet e politikës me krimin.
Këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat që këput me “planet sekrete”. Planet kundër krimit gjithmonë janë sekrete. Kujt ia shet këto dëngla. Plan sekret që e di Edi Rama, nuk është plan kundër krimit. Prandaj, zgjidhja e vetme për vendin, jo thjesht për opozitën, për Partinë Demokratike, është largimi një orë e më parë i një njeriu të provuar katërcipërisht të lidhur me krimin.
Nuk ka shqiptar dhe nuk ka faktor perëndimor mos ta ketë të qartë përgjegjësinë politike të Edi Ramës për shndërrimin e Shqipërisë në një narko-shtet dhe kjo do të mjaftonte për çdo njeri, të jepte dorëheqjen.
Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e tij dhe të qeverisë së tij dhe do të vazhdojë të zgjerojë koalicionin me çdo qytetar shqiptar dhe çdo faktor tjetër politik dhe jo politik për të realizuar një mision kombëtar, një imperativ kombëtar – largimin e Edi Ramës, një qeveri antimafia që të shembë lidhjen krimit me politikën, të realizojë reformën zgjedhore dhe sovrani të vendosë qeverisjen e ardhshme.
Keni një strategji për këtë zoti Basha, do të filloni protestat?
Kemi një strategji,e cila po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave.
Do të ndërmerni ndonjë veprim konkret? Çfarë mekanizmi do të përdorni?
Kjo javë e cila ka nxjerrë në pah edhe një nga aspektet e shëmtuara, kriminale të kësaj qeverisjeje, siç është trafiku, apo transporti i parave kesh të trafikut të drogës, si ato që u kapën në Elbasan dhe u mbajtën të fshehta me urdhër të Edi Ramës, është një javë përballjeje totale të opozitës, sic e keni parë, sic ka filluar ditën e sotme në komisonet parlamentare dhe sic do të vazhdojë deri ditën e enjtë ne seancë plenare.
Kur do t’i bëni publike faktet e reja që keni z.Basha?
Faktet po bëhen publike dhe opozita është jashtëzakonisht e angazhuar së bashku me qytetarët, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit dhe cdo organ tjetër të paprekur dhe të pacënuar nga trafiku i drogës dhe natyrisht me partnerët tanë strategjikë.
Kur do të fillojë reforma zgjedhore?
Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që të përdorë kriminelët dhe paratë e drogës për të blerë vota, t’i çojë ata para drejtësisë dhe ti lerë shqiptarët të vendosin të lirë me votën e tyre qeverisjen dhe qeverinë që dëshirojnë.
Ka një qëndrim Partia Demokratike lidhur me përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm?
Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetutës dhe i ligjeve dhe çdo hap për të vendosur kthetrat e narkomafias në organin e Prokurorisë do të përballet me një betejë totale politike nga ana e opozitës.
Ka një intepretim nga ana e Kryeprokurorit që mandati përfundon pas dy vitesh, bazuar në precedentin e Ina Ramës, ndërkohë që, edhe mbi faktin që mandati është 7 vite dhe jo 5 vite. Partia Demokratike, ka një qëndrim lidhur me këtë situatë? Socialistët mendojnë se z.Llalla ikën në Dhjetor.
Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe hetimeve të tjera. Ka hallin e petëve që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka hall mandati. Dhe në funskion të ndalimit të hetimit, në funksion të mbrojtjes së Tahirit, që në fakt është mbrojtja e vetvetes, ai është gati t’i thotë dorës, këmbë, dhe këmbës, dorë. Ndërsa, në rastin konkret qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqintepretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqëve të mëdhenj.
Pra ju jeni për vazhdimin e mandatit?
Jo këtë po e thoni ju. Ne jemi për respektimin total të kushtetutës dhe në këtë kuadër njerëzit tanë në komisionin e ligjeve dhe ekspertët tanë do të hedhin hapat konkretë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38