Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Basha ‘leksion’ fermerëve të Urës Vajgurore: Kush shet votën, ka shitur fëmijën! Mos u gënjeni për një thes me miell
Në bashkëbisedimin me fermerët e zonës të Urës Vajgurore, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje kundër shitjes së votës.
Duke sulmuar qeverinë, ai ftoi qytetarët që të bëhen bashkë përmes votës, teksa tha se “po të bëheni bashkë të gjithë, kjo qeverie bie për 24 orë”.
“Ka edhe njerëz që e shesin votën. Mos harroni që sa herë shitet vota, keni shitur fëmijët tuaj, keni shitur gjakun tuaj, keni shitur djersën tuaj. Dhe për atë grusht mielli, grusht lekësh që shisni 4 vjet, keni shitur veten tuaj njësoj siç shiten bagëtitë në tregun e Roskovecit apo Milotit. Unë kam për detyrë t’ju them se përpara keni një alternativë europiane, një parti europiane, një kandidat për kryeministër europian që është gati t’ju ndihmoj, që di t’ju ndihmoj, që do t’ju ndihmoj, që ka vendosmërinë t’ju ndihmoj.
Unë di se për çfarë flas. Nuk është e vërtetë që opozita është e dobët dhe unë rri duarkryq. Se kur vjen puna për vendime të forta. Merrni një opozitë dhe shikoni në këto 30 vite, para meje cila opozitë ka marrë vendime më të forta se opozita që drejton unë?! Të gjitha në interesin tuaj. Atë që kishim në dorë atë kemi bërë”, tha Basha.