All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha: Masat më emergjente që duhen marrë për mediat

Basha: Masat më emergjente që duhen marrë për mediat
All - Paragraf - 1

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë diskutimeve me gazetarët me temë " Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik", u shpreh se duhen marrë masa urgjende për mediat dhe ndaj mediave.

All - Paragraf - 3

"Masat më emergjente që duhen marrë është dhënia fund e financimeve okulte për mediat private, fuqizimi i gazetarit përmes statusit dhe mbrojtjes ligjore, fuqizimi i medias publike dhe vënia e saj në funksion të shoqërisë pluraliste, dhënia fund e praktikave favorizuese për mediat, që pastaj kthehen në propagandues të qeverisë, siç janë reklamat shtetërore. E rëndësishme është të kuptojmë se opozita sot ju fton të bëheni pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët", tha Basha.

Ndër të tjera ai u shpreh se është absolutisht hezitues për të pranuar përgjegjësitë e forcës politike që drejtoj për pjesën që i takon në bashkëveprimin e pushtetit me mediat dje.

"Të pranosh atë që ka qenë gabim është parakusht për ta ndrequr ajo që është gabim. Mendoj se janë pyetje jo në vendin e duhur. Të mendojmë pak jashtë kësaj kutie. Njësoj siç kapet prokuroria, gjyqtarët, parlamenti, në të njëjtën mënyrë është kapur edhe media, me qëllim të kapjes së pushtetit të pestë, që është opinioni publik. Këto janë 5 pushtetet në një shoqëri perëndimore. T’i kërkosh opozitës të parashtrojë me poëer point zgjidhjet për këtë, mendoj se jemi në drejtim të gabuar. S’mund të bëjë asgjë vetëm opozita. Nga bashkëbisedimi të nxjerrim edhe mekanizmat kontrollues që nesër të mos ndodhë më ajo që ka ndodhur dje apo është rënduar sot", u shpreh ndër të tjera kryedemokrati.

Të fundit