Flash News

KRYESORE

Basha mbërrin në selinë e PD; ky është plani i protestës së opozitës, policia angazhon 1300 punonjës

Lulzim Basha ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e Partisë Demokratike ku është pritur nga dhjetëra mbështetës. Kryeopoziari ka hyrë i vetëm në selinë blu, ndërkohë që interesimi i mediave ka qenë i madh. Pritet që Basha të marshojë në këmbë, pas një ore, nga godina e PD-së drejt Kryeministrisë, ku do u bashkohet qytetarëve protestues.

Protesta e opozitës në Tiranë do të nisë në orën 11:00 dhe raportohet se nuk do të ketë fjalime nga drejtuesit politikë të opozitës. Pritet që në protestë të flasin vetëm qytetarë të zakonshëm, gjithsesi, PD dhe LSI nuk kanë dhënë shumë detaje për organizimin.

Policia e Shtetit ka angazhuar sot rreth 1300 efektivë, ku 900 prej tyre do të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë. Ata do të jenë të pajisur me kundragaz, për t’u përballur me çdo situatë. Efektivët e RENEA-s dhe FNSH-së janë angazhuar gjithashtu për protestën.

Protesta/ PD nxjerr shifrat: Drejt Tiranës janë nisur sot më shumë se 50 mijë qytetarë

Pasqyrimi i protestës nga shtypi i shkruar: Skenarët e mundshëm

Të fundit