Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Basha mbledh ish-deputetët në seli, zbardhet porosia për protestën e 2 qershorit
Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu ish deputetët e Tiranës dhe krerët e degëve pesë ditë para protestës së radhës kombëtare të njoftuar më 2 qershor, ora 19.00.
Mësohet se Basha u ka kërkuar deputetëve, kryesisht atyre që kanë qenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë që të zhvillojnë takime masive me sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e bizneseve në Tiranë dhe për t’i ftuar ata në protestën e së dielës.
“Nuk duhet lënë asnjë biznes pa prekur. Deri të dielën para protestës të jenë takuar rreth 40 mijë biznese në Tiranën urbane. T’u lihet fletëpalosja me pikat kyçe të programit te PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë në protestë”, mësohet të ketë deklaruar Basha.