Flash News

KRYESORE

Basha mbledh sot grupin parlamentar, dy çështjet e rëndësishme që do të diskutohen

Basha mbledh sot grupin parlamentar, dy çështjet e

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryedemokrati Lulzim Basha mbledh sot në një takim grupin parlamentar të PD.

Politiko.al mëson se PD zhvillon një takim me deputetët demokratë lidhur me dy çështje të rëndësishme të aktualitetit të fundit politik. Mësohet se në këtë takim pritet të diskutohet rreth axhendës për mosbindjen civile që vijon sërish nesër dhe qëndrimin e tyre ndaj parlamentit. Kujtojmë se të enjtes që shkoi, PD dhe LSI vuri në aksion mosbindjen civile duke bllokuar 4 pika nacionale si në Milot, Bradashesh, Çermë dhe në Vorë.

Këto akse rrugore u bllokuan në shenjë proteste kundër tarifës së Rrugës së Kombit dhe lirimin e 11 kuksianëve që u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës.

Po ashtu, atë ditë PD dhe LSI bojkotoi seancën në parlament, ndërsa kërkesa për postimin e saj për në orën 18.00 të asaj dite nuk u miratua nga mazhoranca.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama u tërhoq përkohësisht nga tarifa deri në një rishikim të dytë të kontratës me koncesionarin.

Të fundit