Flash News

KRYESORE

Basha me banorët e “Unazës së Re”: Rama e Veliaj e kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges

Basha me banorët e “Unazës së Re”: Rama e Veliaj e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  i është bashkuar ptotestës së qytetarëve të “Unazës së Re” mbrëmjen e  sotme.

Basha u shpreh se ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi e tashmë që skandali me tenderin u zbulua, Edi Rama e kryebashkiaku Erion Veliaj kanë frikën e karriges.

Fjala e Bashës:

Është projekt vjedhje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës. Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash. Për të marrë këto para do shkatërronin shtëpitë e banorëve. Këta banorë  qëndruan ditë e natë këtu, dhe u përballën. Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges. Është ulur Rama kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vendosur si do vjedhin këtu. Gjithë këto vjedhje. Nuk ja dolën dot, se banorët qëndruan. Banorët e bashkuar përcaktuan triumfin e të vërtetës. Deshën t’i varrosin brenda 10 ditëve, po nuk ia dolën. Edhe kur këtu erdhën 1000 policë,  për të dhunuar banorët. Kush ka fuqi të qëdnrojë pas këtyre parave? Edi Rama, hajduti i kësaj afere. Ky është mësimi i protestës së Astirit, të protestës së studentëve. Për 48 orë e futën Ramën poshtë minderit. Por beteja nuk ka përfunduar.

Të fundit