Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Basha me draft-marrëveshje për aleatët: Bashkë në zgjedhjet e organizuara nga një qeveri tranzitore
Në një kohë kur opozita po punon për mobilizimin e qytetarëve për protestën e 16 shkurtit në Tiranë, aleatët e Partisë Demokratike kanë shfaqur pakënaqësi sa i përket heshtjes së Lulzim Bashës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
‘Top Channel’ raporton se kryedemokrati Basha po synon të arrijë një marrëveshje parazgjedhore me aleatët, të cilën kërkon ta përmbyllë përpara ditës së protestës.
Sipas kësaj platforme, Partia Demokratike iu propozon aleatëve të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, të cilat duhet të përgatiten nga një qeveri tranzitore. Pjesë e mandatit të qeverisë tranzitore është edhe realizimi i Reformës Zgjedhore, por në dokument nuk flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, një kërkesë e vazhdueshme e aleatëve të demokratëve.
“Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje”, thuhet në draftmarrëveshje.
Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë bërë disa herë thirrje që Partia Demokratike të vendosë në krye të agjendës politike pikërisht reformën zgjedhore, që do të krijojë kushte të barabartë për garën.