Flash News

KRYESORE

Basha me komunitetin shqiptar në Milano: Kemi nevojë për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj

Basha me komunitetin shqiptar në Milano: Kemi nevojë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte me komunitetin shqiptar në Milano për të kremtuar Ditën e Flamurit. Në fjalën e mbajtur, Basha vlerësoi komunitetin shqiptarë që jeton në Itali në duke thënë se kanë arritur t’ia dalin mbanë në një vend të huaj.

Basha i cilësoi ata si një shembull i madh frymëzimi dhe shembull sesi mund të arrihen gjërat nëse u ofrohet mundësia.

“Ju jeni këtu një shembull i madh frymëzimi sesi mund të arrihet, sesi mund të shkohet përpara në jetë kur një vend ju garanton mundësitë. Prandaj nuk jeni thjeshtë një Shqipëri tjetër, për shkak të gjeografisë që përfaqësoni, të krahinave që i ndërthurni kaq bukur në këtë sallë, nuk jeni thjesht dhe vetëm një Shqipëri tjetër për shkak të suksesit që rrezatoni, por jeni një Shqipëri tjetër sepse jeni edhe Shqipëria e ëndrrave të mia.

Jeni Shqipëria për të cilën punoj, ëndërroj, luftoj së bashku me demokratët, me deputetët, me qytetarët, një Shqipëri që çdo shqiptar të ketë të gjitha mundësitë që ju ofroi juve Italia. Dhe ku talentet e reja të mos ëndërrojnë largimin por të ndërtojnë ëndrrën e tyre aty. Dhe për këtë na duhet ndihma juaj”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve, tha se kemi nevojë për përkrahjen dhe mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të mbjellur edhe një herë pemën e shpresës në Shqipëri.

“Kemi nevojë për përkrahjen dhe mbështetjen tuja që në Shqipërinë e një mijë e një halleve siç është sot, e zhgënjyer, e zemëruar e varfëruar dhe e braktisur të mbjellim dhe një herë pemën e shpresës. Pemën e lirisë, pemën e mundësive, ëndrrën për një jetë më të mirë për gjithë shqiptarët dhe për mundësi për çdokënd”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në këtë takim kreu i demorkatëve shoqërohej nga deputetët Agron Shehaj e Bardh Spahia.

Të fundit