Flash News

KRYESORE

Basha: Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme

Basha: Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se, papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas Bashës më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme, dhe për këtë janë dëshmi listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare të cilat ai ka parë.

Statusi i plotë:

Papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme. Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare. Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë.

Të fundit