Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha merr dhuratë flamurin 108-vjeçar të kryengritjes: Do e vendos në zyrë si kryeministër i Shqipërisë
Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka marrë një dhuratë të veçantë në kullën e Isa Boletinit, teksa pasardhësit e heroit të Kosovës i dhanë flamurin 108-vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë.
Nënjë postim të tij të fundit në facebook, Basha është shprehur se me këtë flamur familja Boletini dhe Kosova i kanë dhënë atij një përgjegjësi të madhe, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë për një të ardhme siç e deshën ata që u flijuan për kombin.
Ndërkohë Basha shkruan gjithashtu se këtë flamur do e vendosë në zyrë si kryeministër i Shqipërisë dhe do jetë pjesë e pandarë e tij.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij.
Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.
Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.
Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.
Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.
Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë.