Flash News

KRYESORE

Basha merr mbështetjen e Kryeministrit hungarez për aksionin opozitar 

Basha merr mbështetjen e Kryeministrit hungarez për aksionin

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, takoi sot Kryetarin e Fidesz, njëkohësisht Kryeministër i Hungarisë, Viktor Orban, në Maltë. Dy liderët marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit në PD, "Z.Basha dhe z.Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare."

Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Europiane në Maltë, ku pritet të mbajë edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime të veçanta me liderë europianë. PPE është grupimi politik më i madh në Parlamentin Europian dhe kryeson Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.

Të fundit