Flash News

KRYESORE

Basha mesazh pas takimit me zyrtarin e DASH: Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve

Pas takimit prej më shumë se një ore të zyrtarit të DASH, David Kostelancik me kryedemokratin Lulzim Basha, ky i fundit ka shpërndarë një mesazh në Twitter. Basha thekson se në fokus të takimit ka qenë pandëshkueshmëria e politikanëve dhe bisedimet për forcimin e partneritetit ShBA-Shqipëri.

Mesazhi në Twitter

“Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund  pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënke fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”-shkruan Basha.

Të fundit