Flash News

KRYESORE

Basha mesazh policëve: Thirrja e Ramës është thirrje për të dorëzuar uniformën

Basha mesazh policëve: Thirrja e Ramës është thirrje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në “Zonë e Lirë” se Edi Rama nga frika e rrëzimit të “Republikës së Vjetër”, po u bën thirrje policëve që të dalin në fushatë dhe tu kërkojnë njerëzve të votojnë për PS-në.

Basha theksoi pjesëmarrja në fushatë për policinë është e ndaluar dhe efektivët nuk duhet t’i përgjigjen Ramës.

“Po u kërkon policëve që jo vetëm të largohen nga puna, por të shkojnë për ndjekje penale. Çfarë po u thotë? Po u kërkon që të dorëzojnë uniformën. Po u kërkon që të largohen nga puna njëherë e përgjithmon”, u shpreh Basha.

Basha theksoi sërish se nuk do të ketë bashkëqeverisje me “republikën e vjetër”.

Të fundit