Flash News

KRYESORE

Basha mesazh Ramës me tone të ashpra: O i çmendur, tërhiqu nga afera korruptive e ‘Unazës së Re’

Basha mesazh Ramës me tone të ashpra: O i çmendur, tërhiqu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet, teksa i ka përçuar një mesazh të prerë kryeministrit Edi Rama.

“Tërhiqu nga afera korruptive e Unazës së Re, çdo cm i kushton shqiptarëve 2 mijë euro”, shprehet Basha në një deklaratë për mediat.

“Sot do t’i jap një mesazh të qartë dhe të prerë: tërhiqu nga afera korruptive e Unazës së Re, çdo cm i kushton shqiptarëve 2 mijë euro, ndal terrorit ndaj banorëve, ndal dhunimit barbar ndaj të shoqëruarve, u bëj thirrje institucioneve që të verifikoni torturat që po ushtrohen te nën urdhrat e Ramës, nuk ka për përfunduar me kaq, nuk ke për t’i marrë ato 40 mln euro, kjo është vija e kuqe për ty, zbrapshu dhe mendohu mirë”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati iu përgjigj kryeministrit edhe lidhur me replikat për efektiven e plagosur Ina Nuka. Rama tha se do të ishte kthyer në dëshmore të policisë nëse nuk do të kishte reaguar shpejt pasi i ra kapsolli.

“Është i gatshëm të flakë në mes të rrugës fëmijë të vegjël e qindra familje. Rama po përdor edhe policinë si burracak, duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë të përballen me protestues të mllefosur sepse u ka shkuar të pragu i derës, i përdor me propagandë dhe më pas don ti bëjë edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër efektiven e policisë, me siguri mezi po pret o i sëmurë, por ajo duhet të punonte në vend tjetër, nuk do të ishte në reshte të parë nëse do ishte një polici e trajnuar”, tha Basha, i cili paralamëroi se protesta e banorëve të3 ‘Astirit’ do të vijojë edhe sot në orën 17.00 dhe se do të ketë mbështetjen e PD-së.

Të fundit