Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha: Mirënjohje për kontributin e të rinjve pas tërmetit, jemi si një familje e madhe
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur vlerësimin për punën e palodhur të të rinjve, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një status në Facebook, ai shkroi se vlerëson faktin që vendi është kthyer në një familje të madhe.
“Mirënjohje e thellë për të rinjtë dhe të rejat që prej ditësh po ndihmojnë banorët e Bubqit. Ata kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë drekë dhe darkë për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe një sistem shpërndarje bashkë me veshje dhe ilaçe për familjet në këtë zonë.
Mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që kontribuojnë sipas mundësive që së bashku si një familje e madhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e njerëzve në emergjencë.”, ishte mesazhi i Bashës.