Flash News

KRYESORE

Basha: Mos hapja e negociatave nuk është lajmi më i keq

Basha: Mos hapja e negociatave nuk është lajmi më i keq

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare ditën e sotme, u shpreh se nuk është lajmi më i keq mos hapja e negociatave, por të paturit këtë qeveri akoma në krye.

“Lajmi më i keq nuk është shtyrja deri në dhjetor 2019, por nëse nuk largojmë këtë qeveri rezultati do jetë i njëjtë.  Do të mblidhemi në këtë sallë me Kim Yong Un dhe me një Shqipëri akoma më të varfër, më të zbrazur. Sot është dita të themi që Edi Rama me lajmin e djeshëm ka falimentuar në çdo proçes. Nëse nuk largojmë këtë qeveri nuk do të ketë çelje negociatash, krimi do të jetë këtu”, u shpreh Basha më tej.

Më tej Basha u bëri thirrje socialistëve të ndershëm  bëhen bashkë kundër krimit.

Të fundit