Flash News

KRYESORE

Basha: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, për shkak të tij s’u hapën negociatat

Basha: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, për shkak të

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se shkaqe të refuzimit të hapjes së negociatave për herë të tretë për Shqipërinë janë korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mos të gënjehen nga propaganda e kryeministrit, i cili i fajëson të gjithë, përveç vetes.

“Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Evropa.

Edhe më i rëndë është fakti se, më shumë se një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve, po na vihet në dyshim aftësia për të përqafuar dhe jetuar sipas standardeve dhe vlerave evropiane.”, tha Basha në konferencë për shtyp.

Ai argumentoi se Rama dhe mercenarët e tij pasi do të dështojë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshë fajin të tjerëve.

“Edi Rama do të fajësojë Evropën se ka probleme të vetat. Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij. Do të fajësojë gjysmën e botës. Do të fajësojë edhe popullin e vet. Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën. Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë: Është qeveria dhe Edi Rama.

Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Evropës: korrupsioni dhe krimi. Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Evropë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit”, vazhdoi lideri i PD.

Të fundit