Flash News

KRYESORE

Basha 'ndahet' nga Meta: Zgjidhja e krizës nuk vjen përmes akteve të Presidentit

Basha 'ndahet' nga Meta: Zgjidhja e krizës nuk vjen përmes

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, në një konferecë për mediat të enjten pas dreke, e ka thelluar vendimin e tij dhe forcave që udhëheq për t'i shkuar deri në fund përballjes me qeverinë. I pyetur për qëndrimin e presidentit të Republikëk Basha ka sqaruar se "nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë presidentit të Republikës".

"Nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të presidentit të Republikës",  ka theksuar shefi i opozitës. Basha ka shtuar se ka vetëm një forcë që e ndal Ramën, i cili nuk pyet as për kushtetutën, as për ligjet, as për drejtësinë, as për miqtë ndërkombëtarë, forca e njerëzve të bashkuar.

Basha ka kërkuar gjithashtu që njerëzit të mos kapen pas datës 30 qershor e cila nuk ka anjë vlerë dhe po përdoret nga rama për të tërhequr vëmendjen.

Të fundit