Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha ndalohet nga qytetarët në Maminas: Uragani i shpresës po rritet nga ora në orë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po udhëton drejt qytetit të Durrësit, ku do të shpërndajë 200 anëtarësime të reja. Ai është pritur në Maminas nga qindra automjete dhe qytetarët që mbanin flamujt e PD-së. Pasi i përshëndeti, kreu demokrat u shpreh se uragani i shpresës po rritet nga ora në orë.
“Ditë e mrekullueshme plot me diell, me shpresë drejt Durrësit. E shikoni se si në Maminas, shpresa e shqiptarëve te ndryshimi ka shkaktuar këtu në hyrje të Durrësit, një hyrjë të paparë në turin tim në Shqipëri, Por si dje në Berat. Është një uragan shprese që po rritet. Kjo që shikoj këtu në hyrje të Durrësit pranë Maminasit do të thyejë çdo parashikim. Numri i automjeteve që kanë dalë të presin është i jashtëzakonshëm. Janë mbi 200 anëtarësime të reja në aktivin e Durrësit”, thotë Basha në një video-mesazh që u dërgon live qytetarëve.