Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha: Ndaluam procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit, pa opozitën nuk quhen zgjedhje
Këshilli Kombëtar i PD diskutoi situatën politike në vend, pas vendimit të presidenti Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Kreu i opozitës Lulzim Basha, mësohet se tha se objektivi kryesor opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën. Gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal njëpartiak është meritë e drejtpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike. Zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje.”, deklaroi Basha.
Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. “Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fals, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës. Këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme”, përfundoi kreu i PD.