Flash News

KRYESORE

Basha “ndez motorët” e aksionit opozitar, takime të rëndësishme brenda PD

Basha “ndez motorët” e aksionit opozitar, takime të

Lulzim Basha tashmë është i qartë në  aksionin opozitar, pas besimit që demokratët i dhanë edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Partisë Demokratike. Gjatë ditës së sotme kreu demokrat do të zhvillojë takime në seli me këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, ku pritet të vendosen qëndrimet që do mbahen ndaj vendimarrjes së kryebashkiakut Veliaj për rritjen e çmimit të ujit të pijëshëm.

Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të zhvillohen dhe takime të rëndësishme brenda selisë blu për nisjen me kohë të plotë të aksionit opozitarë. Në këtë kontekst  nesër Basha parashikohet që të zhvillojë takime me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit dhe kreret e degëve në rrethe.

 

Të fundit