Flash News

KRYESORE

Basha: Ndodhi çudia, Rama e pranoi se duhet shembur Republika e Vjetër

Basha: Ndodhi çudia, Rama e pranoi se duhet shembur Republika e

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e Ramës në komunikimin Javor për reformën në administratë, që sipas tij është parë nga të gjitha partitë përveç PS, si tepsi. Basha deklaroi se Rama e pranoi se duhen reforma dhe duhet shembur Republika e Vjetër, por sipas tij nuk tregoi se çfarë e pengoi të mbante premtimet.

 “Një orë më parë ka ndodhur gjëja më e çuditshme në 27 vjet histori politike. Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur Republika e Vjetër dhe ka thënë se do e bëj ai. Nuk tha se cfarë e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia.

 Rama është personifikim i Republikës së Vjetër. Ndaj nuk mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin vendosmërinë dhe vullnetin ta coj përpara” deklaroi ai.

Të fundit