Flash News

KRYESORE

Basha: Në 27 janar do protestojmë kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve

Kryatri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në shtëpinë e Genci Kullollit, kryefamiljar i papunë nga Pogradeci. Në rrjetin social Facebook, Basha thotë se Kullolli merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj si ndihmë ekonomike, ndërkohë që vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj.

“Kjo nuk është ndihmë ekonomike por është tallje. Paratë që duhet ti marrin nevojtarët, i merr një grusht miqsh të Kryeministrit! Në #27janar do të protestojmë kundër varfërisë dhe nëpërkëmbjes! Kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve!”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Genci Kullolli është një kryefamiljar i papunë nga Pogradeci. Ai më tregoi se merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj si ndihmë ekonomike, kur vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj.

Kjo nuk është ndihmë ekonomike por është tallje. Paratë që duhet ti marrin nevojtarët, i merr një grusht miqsh të Kryeministrit! Në #27janar do të protestojmë kundër varfërisë dhe nëpërkëmbjes! Kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve!

#bashkohu kundër varfërisë dhe padrejtësive!

 

Të fundit