Flash News

KRYESORE

Basha në Asamblenë e PPE, takim me kryetaren e re të CDU-së gjermane

Basha në Asamblenë e PPE, takim me kryetaren e re të CDU-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, ku ka zhvilluar një takim me kryetaren e re të CDU-së gjermane Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer. Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU-së, parti simotër e PD, në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD. “Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”, shruan Basha në një postim në Twitter. Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Ëeber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

Të fundit