Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha në betejë me kohën, për të krijuar një kohë të re politike
Alfred Lela
Edhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i ka thënë po propozimit të kryetarit demokrat për dorëzimin e mandateve. Ky verdikt është ndjekur nga firma e deputetëve të opozitës të cilët kanë plotësuar një formualar që e cilëson si 'gjendje të emergjencës kombëtare' teatrin e ngjarjeve në Shqipëri.
Lulzim Basha me 'ndërprerjen e madhe politike' i ka çuar një shenjë të fortë, së pari kundërshtarit politik, Edi Rama, i cili tha para pak ditësh se shefi i opozitës po luante blofin. Duket se blof dhe as lojë nuk ka më, dhe vendi ka hyrë në një kurs të paqartë, por shpëtues, politik, që do të fillojë me përplasje retorike, ku nuk do të mungojnë as deklaratat e pafundme mbushur me fjalor të liturgjisë 'demokratike' të ndërkombëtarëve, të cilat do të jenë të gjitha kundër lënies së mandateve.
Lulzim Basha po futet në një betejë me kohën së cilës duhet t'i ruhet, edhe më shumë se presionit të brendshëm dhe të jashtëm. Betejën e fundit, që ai fitoi në kohën e parë, në atë çastin imediat kur e detyroi kundërshtarin të ulej për një marrëveshje, e humbi në konsideratën që (nuk) pati për kohën. Me sa duket, për të mos i lënë kohë njërit prej kundërshtarëve, Lëvizjes Socialiste për Integrim të krijonte një 'pol të tretë' ai nuk rezistoi për afatet kohore, për të fituar disa muaj për fushatën, organizimin e të tjera, por e shtyu datën e zgjedhjeve me vetëm një javë.
Atë që e mori në një çast e humbi në përjetësi, që është koha që zgjat shija e një humbjeje elektorale të thellë. Me qëllimin për të vrarë një 'të keqe', siç konsiderohej asokohe LSI, Basha i hapi udhë 'të keqes më të madhe', që tashmë quhet 'Rilindje'.
Basha nuk u tregua lider transformacional (shndërrues), por zgjodhi një 'foto çasti', atë të liderit transaksional (ujdiar). Politika është, në masën më të madhe transaksionale sigurisht, dhe pikërisht të kundërtën e kësaj gjendjeje permanente, pozicionin transformacional duhet të kërkojë lideri i opozitës kësaj here (një akt ndërprerjeje të madhe nuk mund të pasohet nga një ujdi meremetimesh të vogla). Nëse ai zgjedh të shkojë sërish drejt një negociate ku llogaritë janë fitoret e vogla guerrilase në vend të një 'tabula rasa' që i heq kundërshtarit, por edhe vetes, mundësitë për ta kontrolluar sistemin pa garë, pa rivalë, pa opozicion, historia veçse do të përsëritet.
Llogaritë me kohën janë sërish aty. Paketimi në një i zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme duket se zgjidh problemet imediate të respektit ndaj kalendarit institucional, por ai dëmton kohën e demokracisë. Synimi nuk janë mbajtja e një pale zgjedhjesh, por mbajtja e një pale zgjedhjesh të mira, të drejta dhe të ndershme. Shqetësimi i zgjedhjeve të përgjithshme, që janë dy vjet larg, ka të bëjë sërish me kalendarin, por jo me gjendjen politike dhe as me standardet e demokracisë.
Këtu Bashës i duhet të mbajë në llogari edhe një ekuacion politik. Negociatat për një datë zgjedhjesh të largët në kohë i jep mundësi kundërshtarit të 'vetëpastrohet' duke ia ulur shanset opozitës. Në të njëjtën kohë, mbajtja e tyre afër në kalendar nuk jep mundësi për atë që është kërkesa e parë e opozitës: pastrimi i sistemi apo ngritja e një sistemi efektiv dhe të përshtatshëm për të kryer zgjedhje për të qenë.
Duket se ka nxitim kur argumenti i këtij editoriali kalon direkt te negociata, duke mos marrë në konsideratë 'gropën nukleare' të krijuar nga akti politik i paprecedent i lënies së mandateve parlamentare, por kjo e fundit tashmë i takon më shumë shkencës politike se sa kronikës politike.
Shtyrja e negociatës për një zgjidhje do të zbulojë pikërisht një qëllim të keq: krijimin e një cajtnoti i cili do të bëjë të vështitrë ose të pamundur një zgjidhje të duhur dhe jetëgjatë.
Nëpërmjet kësaj vonese ne mund ta zbulojmë qëllimin e secilës palë, a don ajo të jetë transaksionale apo transformacionale. Nëse shkon për të parën, opozita do të humbasë në terren dhe moral. Duke patur parasysh se mazhoranca gjithë çka dhe i ka mbetur, janë mjetet dhe dëshira për pazar.
Me anë të kësaj qasje Rama dhe të tijtë do të tentojnë, fillimisht, të kooptojnë deputetë të shitur e të blerë, të mbajnë sa më gjatë në gojë 'dënimin' ndërkombëtar për aktin e opozitës, të thërrasin në skenë dëmin që opzoita po i bën integrimit, e me radhë.
Me transaksion, Bashës mund t'i mbeten në dorë 'çelësat e kashtës', me transformim ai mund të shtijë në dorë aplikacionin e zgjedhjeve të lira. Duke e shtyrë Edi Ramën drejt kategorisë së dytë në politikë: lideri i fundit i tranzicionit dhe i një politike përplasëse.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38