Flash News

KRYESORE

Basha në deklaratën e tretë të ditës: Rama është i papërgjegjshëm dhe ja arsyet

Basha në deklaratën e tretë të ditës: Rama

Kryetari i Partisë Demokratike ka shpërndarë nëpërmjet zyrës së shtypit në PD, deklaratën e tretë të ditës. Pas reagimit për rënien e Shqipërisë në indeksin e Doing business dhe indinjatës për sulmin terrorist në Neë York, kryetari i partisë më të madhe opozitare i është rikthyer targetit të tij kryesor, rivalit, Edi Rama.

Basha liston dështimet e Ramës në qeverisje duke e quajtur të papërgjegjshëm, në krah të kriminelëve dhe kundër qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Se cili është shteti i Edi Rames, u pa qartë çdo ditë këto 4 vite, dhe e provuan në kurriz shumica e shqiptarëve. Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfërit që skanë mundësi të paguajnë ujin.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin.

Një kryeminister i përgjegjshëm s'do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s'paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës. Sigurisht që për ata që janë abuzuesit më të medhenj nuk do ketë asnjë problem, sic ndodhi me aksionin famëkeq të energjisë ku u shtynë drejt vetvrasjes 12 kryefamiljarë, ndërsa oligarkët e lidhur me qeverinë vazhduan abuzime marranendëse me faturën e energjisë.

Një kryeministër i përgjegjshem do orientonte investimet që hapin vende pune, do ulte taksat për biznesin, do rriste pagesën për familjet në ndihmë ekonomike dhe përmes buxhetit të shtetit, do merrte përsipër faturën e energjisë dhe ujit për familjet në pamundësi ekonomike. Dhe ky do ishte shteti per qytetarët, për hallet e përditshme të njerëzve.

Por shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të tij dhe të kriminelëve të tij, ai i shkel me këmbë qytetarët, atij nuk i duhen qytetaret. Shteti i Ramës është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi.​

Të fundit