
Flash News
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
10 vjet pas protestës së 21 janarit me 4 viktima, Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes
Covid-19 në Shqipëri: 4 humbje jete dhe 670 raste të reja; mes viktimave edhe një 37-vjeçar
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit
PD cakton drejtuesit politik në Berat dhe Dibër, detyrat i besohen Alizotit dhe Mziut
Basha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen se grabiten nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Delvina se shqiptarët po varfërohen për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.
“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive”, tha Basha.
Gjatë takimit që pati me qytetarët Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.
“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit”, tha kreu i Opozitës.
Sipas Bashës, braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 qershor. Basha u shpreh se “kjo ishte një datë që e vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet”.
“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”, tha Basha.
Ai u shprehu mirënjohjen për çdo banor të Delvinës që ju bashkua 85 % të shqiptarëve që bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit, dhe shtoi se kur PD të marrë pushtetin do ua kthejë këtë mirënjohje me vepra konkrete.
Ditari politik









Të fundit

Horoskopi, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 08:16
Piktori i njohur humb jetën nga Covid-19, e bija: Shtylla e familjes sonë u shua
21 Janar 2021, 08:13
Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
21 Janar 2021, 08:03

Parashikimi i motit, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 07:51

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
20 Janar 2021, 22:54
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
20 Janar 2021, 22:32
Joe Biden mbërrin për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar 2021, 22:18

Fotot më pikante nga inaugurimi i Joe Biden
20 Janar 2021, 21:20

Njerëzit "po bien në dashuri" me Amanda Gorman pas poezisë së saj në Inaugurim
20 Janar 2021, 20:50
Shenjat më me fat gjatë kësaj periudhë
20 Janar 2021, 20:15
Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA
20 Janar 2021, 20:14

Kamala Harris dërgoi një mesazh të rëndësishëm me pamjen e saj të përurimit
20 Janar 2021, 19:32

Pse u pëlqye kaq shumë performanca e Jennifer Lopez në Ditën e Inaugurimit
20 Janar 2021, 18:50

A ka alternativa të reja më 25 prill?
20 Janar 2021, 18:45

Veshja e Jill Biden në Ditën e Inaugurimit sinjalizon një fillim të ri
20 Janar 2021, 18:33