Flash News

KRYESORE

Basha në Durrës, qytetari i irrituar: A e ke parë rrugën e Ndroqit?!

Basha në Durrës, qytetari i irrituar: A e ke parë rrugën e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me bizneset dhe qytetarët në Durrës.

Ai ka dëgjuar ankesat e qytetarëve, të cilët kanë pakënaqësi për gjobat, taksat por dhe infrastrukturën. Më tej kryedemokrati u bëri thirrje të gjithëve që t'i bashkohen me 16 shkurt protestës që pritet të jetë masive.

Biseda e Bashës me një tregtar:

Basha: A keni punë?

Tregtar: Ja, shihe vete, (lokali bosh). Paguajmë taksat. Shumë dobët.

Basha: Isha në autostradë tek një biznes, më tha, katastrofë, taksat dhe gjobat i paguajmë të gjitha dhe prapë duhet ta shtrojmë me lekët tona. Lëri të tjerat, ujin, energjinë, çmimin e naftës. Me 16 kemi protestën e madhe në Tiranë. Do vini?

Tregtar: S’bëhet fjalë!

Qytetar: E keni parë rrugën e Ndroqit?

Basha: Vetëm rrugë s’është më. Më mirë ka qenë kur u fut Italia.

Të fundit