Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha në gjyq, Spiropali racionale: Nuk e ‘copëtoj’ tjetrin pa u marrë vendimi
Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria pas vendimit të prokurorisë të Tiranës, e cila e kaloi në gjykatë çështjen e kryedemokratit Basha për për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.
Në emisionin 45 minuta në Report tv, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali preferoi të japë një gjykim racional, duke thënë se pa u marrë vendimi ‘nuk dëshiron ta copëtojë tjetrin publikisht’.
"Ne nuk kemi ndër mend të bëjmë atë që bën Lulzim Basha përditë të dalë të hedhë akuza. Kjo e minon politikën. Ne nuk e bëjmë këtë dhe nuk e kemi bërë edhe pse faktet janë kokëforte. Është një hetim goxha i gjatë. Në dijeninë time akuzat janë për pastrim para. Por ne nuk kemi prokuror dhe as gjykatës. Por le të bëjnë institucionet detyrën dhe ai të bëjnë detyrën, të bëjë liderin e opozitës të vijë me alternativë dhe t'i lërë gjyqet publike. Por duhet të provojë pafajësinë e tij. Është hipokrizi të flasësh publikisht për njerëz të tjerë që nuk kanë as çështje në prokurori kur vetë je strehuar nga hetimet dhe çështjet konkrete penale. Prokuroria e ka shpallur të pandehur duhet të shkojë në gjykatë. Për ne të gjithë njerëzit që nuk janë provuar të fajshëm janë të pafajshëm. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet. Ne nuk jemi nga ata që e copëtojmë publikisht tjetrin pa u marrë vendimi”, u shpreh Spiropali.