All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha në Kosovë, homazhe në nderim të babait të kryeministrit Ramush Haradinaj

All - Paragraf - 1

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në homazhet shtetërore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt, themelues i UÇK-së, babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

All - Paragraf - 3

Duke vlerësuar kontributin e Hilmi Haradinajt për lirinë e Kosovës, Lulzim Basha tha se ai dha kombit shqiptar cilësinë e qëndresës dhe patriotizmit.

"Sot vij për të ndarë dhimbjen e thellë me familjen Haradinaj që kaq shumë i ka dhënë Kosovës. Nuk vij të ndahem me bacën Hilmi, por vij të nderoj idealin e pavdekshëm që quhet Hilmi Haradinaj" - u shpreh Basha. Hilmi Haradinaj do të prehet në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan, komuna e Deçanit, më Kosovë.

Të fundit