Flash News

KRYESORE

Basha në Kryesinë e Kuvendit, mësohet për çfarë i ka mbledhur deputetët e PD

Basha në Kryesinë e Kuvendit, mësohet për çfarë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me deputetët e tij në Kryesinë e Kuvendit. Basha mbërriti i shoqëruar nga zv/kryetari i Kuvendit, Edi Paloka, por asnjë prej tyre nuk bëri komente për gazetarët.

Politiko.al mëson se temë qendrore e mbledhjes është zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm të Shqipërisë. Një ditë më parë, kryeopozitari theksoi se nuk do të lejojë kryeministrin Edi Rama të emërojë kryeprokurorin.

Një tjetër çështje që do të diskutohet është vendimi i grupit parlamentar të PS, për të shkarkuar kreun e KQZ-së, Klement Zguri, në seancën parlamentare të javës së ardhshme. Zguri u emërua në krye të këtij institucioni si propozim i PD-së.

Zyra e shtypit e PD-së njofton se Basha do të flasë për gazetarët menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.

Të fundit