Flash News

KRYESORE

Basha në “pikën zero”: Gati platforma kombëtare për daljen nga kriza. Negociatat nuk hapen

Kryetari i PD, Lulzim Basha u prononcua për mediat pas takimit me aleatët e opozitës. Basha u ndal edhe një herë të raporti i OSBE/ODIHR, për të cilin tha se ai ka kapur në shkelje të ligjit të gjithë mazhorancën duke filluar nga kryeministri deri te numëruesi i fundit.

Kreu demokrat shtoi po ashtu se negociatat në tetor nuk do të hapen, pa largimin e Edi Ramës dhe pa organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke nenvizuar se opozita ka gati nje platforme kombetare per nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Kemi dy realitet; realiteti qeveritar, që thotë se negociatat janë hapur ka dy vite. Negociatat nuk ka shans te hapen ne një Shqipëri që nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne respekt te përgjegjësive që priten ndaj nesh, jemi gati të ofrojmë nje propozim apo platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja është kaq e rendë dhe largimi i Edi Rames duhet të ndodh sa më pare. Duhet të kemi ndryshime te thella politike, reformë zgjedhore dhe shtetit te se drejtes, ku duhet ti jepet fund politikanëve të lidhur me krimin”, sqaroi ai.

Në fund, Basha pohoi se ende nuk kanë caktuar një datë për protestën e radhës, duke lene te kuptohet se opozita eshte ne pritje te vizites se zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul dhe sekretart te Përgjithshem te Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella.

Të fundit