Flash News

KRYESORE

Basha në protestën e banorëve të ‘Astirit’: Rama të largohet deri më 15 shkurt

Basha në protestën e banorëve të ‘Astirit’: Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sërish në protestën e banorëve të ‘Astirit’ në Unazën e Madhe, të cilët vijojnë protestën e tyre prej rreth 3 muajsh për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja si pasojë e projektit për zgjerimin e rrugës.

Basha i ftoi banorët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ka kohë deri më 15 shkurt për t’u larguar, pasi më pas do të flasin qytetarët.

“Kjo qëndresë e juaja iu tregoi shqiptarëve rrugën për t’u përballur me padrejtësinë. Në 16 shkurt dëgjohet vetëm zëri dhe vullneti juaj. Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme. Në 16 shkurt mbarojnë fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve. Një ditë e re do të vijë me qëndresën tuaj. Këta të rinj do kenë të ardhmen që meritojnë. Të gjithë bashkë më 16 shkurt para kryeministrisë”, u shpreh Basha.

Të fundit