Flash News

KRYESORE

Basha në Shijak, qytetarët e pyesin për takimin me Donald Trump

Basha në Shijak, qytetarët e pyesin për takimin me Donald Trump

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Shijakut ku është duke u takuar me banorët, të cilët premtojnë për mbështetje më 25 qershor.

Një qytetare e ka pyetur Bashën si shkoi vizita me presidentin e SHBA, Donald Trump.

“Shumë shumë mirë. Gjatë takimit me Presidentin Trump jemi fokusuar tek plani ekonomik. Plani ekonomik i atyre i ngjashëm me tonin. Ulja e taksave është prioriteti jonë kryesor”, u përgjigj kryedemokrati.

Qytetarët kanë vlerësuar gjithashtu faktin se PD është paraqitur në këtë fushatë me një program të detajuar, ndërsa socialistët nuk e kanë prezantuar asgjë.

 

Të fundit