Flash News

KRYESORE

Basha: Në Shqipëri problem modeli, po na ikin më të mirët

Basha: Në Shqipëri problem modeli, po na ikin më të

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mendon se zgjidhja për të rikthyer normalitetin në Shqipëri është që të shkatërrohet modeli që ka kapur demokracinë kundër interesit publik.

“ Sot Shqipëria nuk ka një model europian të qeverisjes. Sot Shqipëria ka një model kriminal të qeverisjes. Këtu nuk ecën përpara as virtyti, as vlera, as talenti, as aftësia. Këtu ecin përpara kriminelët, hajdutët, arrogantët, servilët. Dhe kjo jo vetëm në politikë, për fat të keq politika e mbulon, e përcjell shembullin në çdo fushë të jetës. E njëjta gjë po na ndodh me ekonominë, e njëjta gjë po na ndodh me arsimin. Dhe kjo është arsyeja përse më të mirët që po na ikin.”, tha Basha në emisionin përballje në “TVSH”.

Lideri i opozitës ngre alarmin e nga vendi po largohen më të mirët.

“ Ky është paradoksi, ata për të cilët kemi më shumë nevojë janë të parët që po ikin edhe kur ndodhen le të themi në krye të benefiteve ekonomike. Pra, nuk janë më të varfrit që po ikin, janë inxhinierët, janë mjekët, janë ekonomistët, janë sipërmarrësit, është rinia. Ky model është ndërtuar mbi kapjen e demokracisë, mbi kapjen e institucioneve dhe kthimin e tyre në institucione, në vegla ekskluzive ndaj një grushti njerëzish. “

Të fundit