Flash News

KRYESORE

Basha, në Uashington si në Tiranë. Ndryshimi i vetëm, komplimente ambasadorit Lu

Basha, në Uashington si në Tiranë. Ndryshimi i vetëm,

Shefi i opozitës, edhe pse në Uashington, nuk është tërhequr nga deklarimet e bëra më parë në Tiranë. Ai i ka qëndruar linjës së kushteve opozitare, që janë largimi i Edi Ramës dhe një qeveri teknike me bazë të gjerë e cila mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme. I pyetur se, a do të bojkotojë zgjedhjet opozita shqiptare, kreu i saj është përgjigjur: "Opozita, as nuk do të pranojë e as nuk do të lejojë zgjedhje farsë".

Për t'u vënë re ka qenë edhe një kompliment i Bashës për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu të cilin e ka veçuar nga 'komuniteti ndërkombëtar', një frazë e përdorur nga gazetari Xhixho dhe e kundërshtuar nga Basha si 'koncept shumë i gjerë'. Shefi i opozitës ka thënë  se Lu, në shumë prej kërkesave të saj, ka mbështetur opozitën, duke përmendur SPAK-un si ilustrim të kësaj.

Të fundit