Flash News

KRYESORE

Basha në Vlorë: Kjo perlë e Mesdheut po përjeton krizën më të thellë ekonomiko-sociale

Basha në Vlorë: Kjo perlë e Mesdheut po përjeton krizën

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur sot në Vlorë, në kuadër të turit të takimeve dhe bashkëbisedimesh me qytetarët në vend.

Ndërsa ka apeluar për t’ju bashkuar protestës masive më 16 shkurt në Tiranë, Basha, i shoqëruar edhe nga dy deputetët Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj, ka vënë në dukje problemet e qytetarëve vlonjate, si dhe bën thirrje që ky sistem të përmbyse.

Pjesë nga fjalimi i Bashës:

Vlora po përjeton krizën më të thellë ekonomike sociale në vitet e fundit. Rreth 3 mijë biznese janë mbyllur, pra mijëra njerëz kanë humbur punën, 5 mijë vlonjatë janë larguar, numri i studentëve ka rënë.

Këto nuk i meriton një perlë e Shqipërisë dhe e Mesdheut, që ka potenciale të mëdha.

Ku është shteti, çfarë roli ka veçse të kujdeset për ju. Besoj se shteti se arsyeja e ekzistencën e ka tju shtrijë dorën, t’ju punësoj ka objektiv kryesor, më pas me sipërmarrjen se krijojnë vende pune me anë të taksave të ulëta, shkollat e gjimnazet, universitetet të kthehen në institucione me aftësi evropiane.

Ky shtet nuk ju ndihmon, ua bën më të vështirë jetën. Janë hequr 300 familje nga ndihma ekonomike pa shpjegim.

Ky është sistem i ngritur për të vjedhur qytetarët, përfaqëson interesat e Ramës dhe një grushti oligarkësh. Të gjithë e ndjeni peshën e taksave, gjobave, energjisë elektrike, drejtësisë së kapur në funksion të politikanëve të korruptuar.

Ekonomia është në kolpas jemi vendi me çmimin më të lartë të naftës në Europë, energjia ka çmim të lartë, 6 vjet s’ka investitorë të huaj, dhe ata që ishin u përzunë me dajak, kanë paguar më shumë taksa por nuk kanë parë hajrin në asnjë fushë.

Kam jetuar që 18 vjec në Europë, kam studiuar. Brezi ynë i ri të jetë burim krenarie, i ka mundësitë të ndërtojë këtu në Vlorë një realitet tjetër ekonomik e social nëse marrim masat e duhura. Por na duhet qeveri që mendon për njeriun e thjeshtë, sipërmarrësin.

Ardhja në pushtet u faktua si një grusht shteti nga VOA. Vetëm një dosje 339 kanë zbuluar se si u vodhën votat në disa qarqe, por vec tyre ka me mijëra orë përgjime në këtë shitblerje masive votash.

Ky sistem i kalbur duhet përmbysur, rruga jonë drejt Europës do mbetet e bllokuar.

Të fundit