Flash News

KRYESORE

Basha në Vlorë: Plani i PD për nxjerrjen nga kriza të arsimit

Basha në Vlorë: Plani i PD për nxjerrjen nga kriza të

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar sot në Vlorë, gjatë takimit me pedagogët e universitetit ‘Ismail Qemali” planin e kësaj force politike për të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas Bashës, plani përbëhet nga 3 komponentë, nisur nga sistemi parauniversitar, nëntëvjeçar dhe i mesëm.

Plani i Bashës:

Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 përqind i cilësisë s ëarsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi. Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëeria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik.

9 vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total. Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik.

Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor.  Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet. Në Vlorë psh 90 përqind e shkollave janë pa ngrohje. Mendojeni se duhet të ishte prioritet i “deputetit të parë”, kryeministrit të vendit”.

Të fundit