Flash News

KRYESORE

Basha në Vlorë: Të protestojmë më 13 prill, nuk ka dialog as kompromis me Ramën

Basha në Vlorë: Të protestojmë më 13 prill, nuk ka

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me strukturat në Vlorë, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 13 prillit në kryeqytet. Basha tha se nuk do të ketë dialog as kompromis me Edi Ramën, duke u shprehur se  largimi i tij  është kusht i panegociueshëm.

Basha vuri në dukje se këto 6 vjet i kanë shërbyer Edi Ramës për të ndërtuar një Shqipëri paralele, përmes bashkëpunimit me krimin.

“Ky popull, nën këtë Zot, dhe nën lidershipin e opozitës së bashkuar, me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë, nuk do të pranojë më asgjë më pak se standartet europiane të demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të drejtësisë europiane. Ne kemi dalë nga strofka politike e krimit, ne jemi sot e gjithë ditën, deri në fitoren e kësaj beteje, në krahun e qytetarëve të thjeshtë e të lirë të këtij vendi”, shprehet Basha.

Kreu i PD-së tha se qëndrimi i Edi Ramës në krye të qeverisë është fatura më e rëndë për vendin dhe qytetarët e saj. Basha, tha se nuk do të ketë kompromis me Ramën.

Të fundit