Flash News

KRYESORE

Basha në Washington në kërkim të një kushtëzimi përfundimtar për Ramën

FORUM /Agron Gjekmarkaj

Vizita e Bashës në ShBA, në kulmin e krizës politike në Tiranë, ngjall shpresë për zgjidhjen e saj. Pardje Kryeministri, sipas mediave, paskësh deklaruar, për habi të Zotit, se mund të dalim në zgjedhje të vetëm dhe të marrim 140 deputetë që të reformojmë vendin. Të tilla parlamente kishte nazizmi dhe komunizmi. Eshtë një vizion ogurzi. Vendet e lira me në krye ShBA kanë fjalët dhe gjestet për të ndikuar që të tilla projekte të mos realizohen. Basha, deri tani ka marrë mbështetje të rëndësishme nga politika amerikane. Raporti i DASH jep një tablo të rëndë për këtë qeverisje, drogën dhe krimin. Ky është ndryshim qëndrimi. Basha është në kërkim të një kushtëzimi përfundimtar për ta detyruar Edi Ramën t'u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. ShBA kanë mbi 100 vjet që investojnë në Shqipëri dhe nuk mund ta hedhin në erë atë. Më duket logjike që administrata Trump ta mbështesë Bashën në këtë kërkim për t'i dhënë fund krizës. Kriza që ka sjellë arroganca, krimi dhe droga zgjidhet me "arrogancën" e shoqërisë dhe të aleatëve si ShBA që e kanë kult lirinë, demokracinë, ligjin dhe zgjedhjet e lira.

 Karikatura nga Bujar Kapexhiu/MAPO

Të fundit