Flash News

KRYESORE

Basha nënshkruan deklaratën e PEE: Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Evropiane, ku të pranishëm kanë qenë kryeministra dhe kryeopozitarë nga gjithë Evropa. Basha ka firmosur deklaratën e përbashkët të PPE-së ku kërkohet mbështetje për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

"Sot është një tjetër moment historik në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe të ardhmen e të gjithë rajonit. PPE është mbledhur sot në Sofje me një qëllim të vetëm - të përsërisim mbështetjen tonë të qartë për një zgjerim të besueshëm dhe perspektivën e pranimit evropian të partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Partive Popullore.

Por angazhimi i PPE dhe BE për të sjellë Ballkanin Perëndimor brenda unionit duhet të shoqërohet me punën e vazhdueshme për të reformuar këto shtete dhe për të përmirësuar marrëdhëniet fqinjësore dhe dypalëshe në frymën e pajtimit, shprehen liderët e djathtë.

Në takim ishin të pranishëm kryeministrat e Bullgarisë, Kroacisë, Serbisë, Austrisë, Hungarisë, Bosnje-Hercegovinës, ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, lideri i opozitës greke, presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani dhe Komisionieri për Zgjerim Johannes Hahn.

Debat në Bundestagun gjerman për negociatat me Shqipërinë. Dy partitë në pushtet kanë qëndrime të kundërta

Johannes Hahn kërkon ‘amnisti’ për Shqipërinë: Ndërpresim negociatat nëse nuk bëhen përparime

Të fundit